Premierliga
Lajme të bujshme vijnë nga Anglia, gjigandi i Premierligës e do Mbappen
Reali i Madridit është i vetëdijshëm që në verë do të ketë një pengesë për transferimin e Kylian Mbappe në “Bernabeu”.
Liverpooli nuk e ka fshehur kurrë admirimin për sulmuesin francez të PSG-së dhe është gati të hyjë mes tyre.
Dhe sipas “Team Talk” ata mund të kenë gjetur edhe paratë për rrogën e yllit, me shitjen e Mohamed Salahut, për të cilin Al-Itihadi, bëri një ofertë 150 milionë paund në verë, ofertë që u refuzua.