FOTO
Zubin Potok: Konfiskohen mbi 2 mijë kilogramë duhan
Mbi 2 mijë kilogramë duhan janë konfiskuar në fshatin Uglarë të komunës së Zubin Potokut, ku më pas janë dërguar në doganë.
Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë për rajonin e veriut.
Lidhur me ngjarjen nuk ka të arrestuar, ndërsa konfiskimi i duhanit është bërë rreth orës 15:00.