Dhuna
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një vajze që ishte kryer në vitin 2021
Në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar për veprën penale të dhunimit.
Vepra dyshohet të jetë kryer në prill të vitit 2021.
Njoftimi i Policisë:
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNIM
Ferizaj. Prill 2021 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.