Ibrahim Rugova ëndërronte territoret e Dardanisë (VIDEO)
Personalitete të shumta e të rëndësishme kanë hyrë në zyrën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Pavarësisht se çfarë diskutuan me presidentin e parë të Kosovës, të huajt e vendorët, në të dalë, janë përballur me një hartë, që në dukje, nuk ishte edhe aq e veçantë.
E jashtëzakonshmja e hartës ka të bëjë me gjerësinë përtej kufijve të Kosovës, sidomos në lindje dhe perëndim të saj.
Punonjës të zyrës konfirmuan, ndonëse jo para kamerave se ideja e këtij dokumenti ishte të dëshmonte atë që Rugova e konsideronte territor dardan.
Edhe bashkëpunëtorë të presidentit të parë, thanë se Rugova çdoherë e kishte në mendje territorin që i përkiste Kosovës së dikurshme.
https://www.youtube.com/watch?v=UpwgtqMlZ9s