Mozzik vazhdon provokimet, ”zyrtarizohet” te Bayerni
Pasi Loredana, zyrtarizoj lidhjen me futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi, si duket edhe ish- i dashuri i saj Mozzik ka filluar të merret me futboll.
Ai dje në Instagram, ka postuar një video ku shihet i veshur me fanellën e Bayern Munich, ekipit rival të të dashurit aktual të Loredanës.
Mirëpo reperi nuk po i ndal provokimet, sot ka postuar një foto të cilën e ka bërë montazh me CEO-në e ekipit, Jan-Christian Dreesen, duke bërë prezentimin e tij në skuadër.