Përplasje e ashpër mes Deas dhe Efit: Do të më nxjerrësh nga vetja
Në Prime e kalur, gjatë publicitetit, Efi pati një përplasje me Dean. Ajo foli me tone kërcënuese.
Mbrëmjen e sotme, me të nisur spektakli Arbana ka rikthyer “këcënimin” që Efi i ka bërë Deas dhe Efi ka sqaruar se gjithçka ka nisur nga humori i zi që Dea dheAmos ka bërë për Luizin duke u shprehur se duan ta djegin në zjarr.
PJESË NGA BISEDA GJATË PUBLICITETIT
Efi: O Dea o yll! Unë do dal nga këtu brenda, por po nuk ta sula…dhe po nuk e derdhi kokrrën e lotit kaq. Kur më bën kështu si gocë intelektuale, vdes fare.
Dea: Kë do më sulësh moj?
Efi: S’di. Nuk di. Nuk marr vesh nga këto gjëra unë.
Luizi: Luizin, Luizin.
DISKUTIMI SONTE NË SPEKTAKËL
Dea: As vetë nuk e di çfarë ndodhi, Efi u mërzit për atë që dëgjoi nga unë.
Efi: Ka disa kohë që dëgjoj Kritin dhe Dean që flasin për bullizim. Të them të drejtën kam qenë shumë e ngarkuar. Dea ka qenë e vetëdijshme për çfarë reagova. Dea besoj e di për çfarë e ke fjalën.
Dea: Po thuajse tamam, për çfarë po flet.
Efi: Bëra gabim, se nuk di si ta shtjelloj tani. Ajo ka thënë diçka brenda shtëpisë dhe këtë e di vetëm Dea dhe Amos.
Dea: Po flet për një informacion nga jashtë.
Efi: Atë gjënë unë e kam parë jashtë, jo këtu brenda në shtëpi. Kur ta marrë vesh Luizi se çfarë ka thënë, ai do merret vetëm me Dean. Nuk e kam për asgjë tjetër.
Luiz: Nëse ka ndodhur këtu, është normale ta thuash. Kjo bisedë ka ndodhur në shtëpi, jo në dhomë të rrëfimit.
Dea: Unë do doja të kishte ndonjë klip, që ta di se çfarë është.
Efi: Kur e dëgjoj nga Dea, kur thotë gjithë kohën se si duhet të sillemi dhe kur e dëgjoj nga ajo që bën humor të shëmtuar, e kapa veç sepse doja ta flisja me të. Nuk më mori në asnjë moment për ta diskutuar.
Dea: Nuk e mbaj mend fare. Çfarë kam thënë ekzaktësisht, sepse unë nuk mbaj mend.
Efi: Kam qenë tepër e ngarkuar dhe e kam në karakter që acarohem, kur shoh njerëzit kur japin mend. Tani që e pash, vura re se sa e shëmtuar duket. Tani, kur është bërë dasma me Luizin dhe Kiarën, Dea dhe Amos thanë se ata do e merrnin Luizin ta lidhnin në një pyll dhe t’i vinin zjarrin me benzin në pishinë.
Dea: Arbana sapo tha që ke gënjer, për çfarë po e zgjat tani? Kishe për qëllim të më sulje mua Luizin? Po të pyes shumë sinqerisht, çfarë ke me mua?
Efi: Asgjë nuk kam Dea.
Kristi: Unë e kam thënë 100 herë, nuk kanë aftësi të kapen me diçka.
Dea: Pse po sajon situata?
Efi: Nuk kam sajuar asgjë, mendova se kjo gjë nuk ishte dhënë. Një njeri që qesh me këto shaka… Kjo ishte arsyeja pse desha të diskutoj me ty.
Dea: Jo, ti thjesht i ke vënë qëllim vetes, që të më nxjerrësh nga vetja dhe të tregosh që unë jam e paeduaktë.