Dorëhiqet nënkryetarja e LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Demokracia.com brenda kësaj partie.

Ende nuk dihet arsyeja e dorëheqjes së Mjekiqit nga kjo pozitë.

Kujtojmë se Mjekiqi ishte zgjedhur nënkryetare e LDK-së me 20 mars të vitit 2021.