Pacolli: Sado që isha i zënë, gjithmonë kisha kohë për nënën time

Rasti i djeshëm ku u publikuan disa pamje në rrjete sociale ku shihej një infermiere duke e goditur  një të moshuar, ka ngjallur reagime të shumta.

Njëri ndër ta është edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Duke shpërndarë një fotografi me nënë e tij, Pacolli është shprehur se sado që ishte i zënë me punë, gjithmonë ka pasur kohë për nënën e tij.

“Sado i zënë që isha me punë, gjithmonë kisha kohë për nënën time. Ishte moment çlodhje për mua. Ju që i keni akoma në jetë, jeni me fat!”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se, lidhur me rastin e lartpërmendur janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat dhënia e ndihmës në kryerjen e dhunës si dhe fotografim apo incizim i paautorizuar.

Oda e Infermierëve të Kosovës ua ka tërhequr licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Pejë