Anna Delvey e vërtetë lirohet nga burgu

Anna Sorokin(Delvey), trashëgimtarja e rreme nga e cila bazohet seriali i Netflix ‘Inventing Anna’, u lirua nga burgu të premten.

Juda Engelmayer, një zëdhënëse e Sorokin, konfirmoi lirimin e saj për CNN.

“Ajo do të mbetet nën mbikëqyrjen e ICE, por do të jetë në gjendje të luftojë deportimin e saj pa paraburgim fizik,” tha John Sandweg, një ish-drejtor në detyrë i Emigracionit.

Gjykata hapi rrugën për lirimin e Sorokin në fillim të kësaj jave, duke i vendosur një gjobë 10,000 dollarë dhe duke i kërkuar asaj të respektojë disa kushte. Midis tyre: qëndrimi jashtë rrjeteve sociale dhe qëndrimi në të njëjtën adresë banimi, ndërsa çështja e saj vazhdon.

Vendimi i gjykatësit tha gjithashtu se ICE mund të përdorë një monitor të kyçit të këmbës për të vëzhguar Sorokin.

Ajo kishte qenë në paraburgimin e ICE për 17 muaj. Sorokin u shpall fajtore për vjedhjen e më shumë se 200,000 dollarëve nga bankat dhe miqtë ndërsa mashtronte se vinte nga elitat gjermane.

Ajo u lirua nga burgu në shkurt 2021 pasi kreu gati katër vjet me akuza për vjedhje dhe mashtrime. Por nuk kaloi shumë kohë dhe ajo përfundoi përsëri pas hekurave.