VIDEO| Pas 20 ditësh udhëtim me biçikleta, Peja e Shala takojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Blerim Peja dhe Ibrahim Shabi kanë vizituar sot në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale, ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Peja dhe Shabi udhëtimin e tyre për në Hagë e kanë bërë me biçikletë, shkruan Demokracia.com.

Dy qytetarët ishin nisur për në Hagë më datën 31 gusht të këtij këtij viti.

Gjatë rrugëtimit të tyre me biçikleta, dyshja kanë mbajtur të veshur jelekë me emblemën e UÇK-së në kraharor dhe në anën tjetër një mbishkrim “Lironi çlirimtarët!”, me të gjitha fotografitë e atyre që po mbahen në paraburgim në Hagë.