Kurti uron kryeministrin e ri slloven: E gjithë Evropa u gëzua për ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Robert Golob në zgjedhjen e tij si kryeministër i Sllovenisë.

Kurti, ka thënë se ai dhe qeveria që udhëheq presin që të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Sllovenisë, shkruan lajmi.net.

Tutje, i pari i qeverisë së Kosovës, është shprehur po ashtu se për fitoren e Golob, sipas Kurtit, është gëzuar e gjithë Evropa.

“Urime kryeministrit të ri të Sllovenisë, Robert Golob. Qeveria ime dhe unë presim me padurim të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe të rrisim bashkëpunimin tonë socio-ekonomik. E gjithë Evropa u gëzua për ju, qeveria e Sllovenisë dhe populli i Sllovenisë për këtë fitore demokratike”, ka thënë Kurti.