Berat Buzhala për Ministrat e Kurtit: E shkelin Kushtetutën, Kushtetuta ka faj, i shkelin fëmijët, fëmija i ka fajet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka goditur me veturë një fëmijë, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ministrja Hajdari ka konfirmuar aksidentin ku ka thënë se derisa po voziste janë shfaqur dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku siç thotë fatkeqësisht njëri nga ta u përplas në veturën time.

Por ndaj këtij deklarimi të ministres ka reaguar gazetari Berat Buzhala ka thënë se veç Qeveria Kurti dhe ministrat s’kanë faj.

“E shkelin Kushtetuten. I shkelin femijte. Thojne: fajet i ka Kushtetuta, fajin e ka femija. Veç keta s’kane faj”, ka shkruar Buzhala.