Klopp i hapur për transferime gjatë janarit
Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli mund të përforcohet gjatë janarit nëse shfaqen rrethanat e duhura, pikërisht një vit pas transferimit të Van Dijkut nga Southamptoni.
“The Reds” ndodhen 4 pikë larg Manchester Cityt në krye të tabelës, ndërsa janë skuadra e vetme që nuk e kanë provuar shijen e humbjes në Premier League.
Sidoqoftë, me FA Cup që pritet të fillojë muajin e ardhshëm dhe me përballjen e dyfishtë me Bayernin në Champions League në shkurt, Klopp nuk e përjashton mundësinë e ndonjë transferimi në janar.
“Jam i lumtur me skuadrën aktuale por nuk i dihet kurrë. Kjo është gjëja e vetme për të cilën e lë derën hapur, nëse diçka ndodh ne duhet të shqyrtojmë situatën tonë. Ka numër të madh të ndeshjeve në vijim dhe është shumë e rëndësishme të reagojmë. Është në rregull për sa kohë jemi të gatshëm që kjo skuadër të përballet me orarin e ngarkuar, por nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme atëherë duhet të ndëryjmë. Nëse gjithçka shkon në suaza të normales ne nuk do të bëjmë ndryshime”, tregoi Klopp.
Një prej shembujve më të mirë se blerjet e janarit mund të funksionojnë, është mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk që ka qenë shtylla e mbrojtjes te Liverpooli prej transferimit 75 milionë eurosh nga Southamtponi.
“Ai ka ndikim të madh, jam i lumtur me të. Kur u takova pë herë të parë me Van Dijkun e dija personalitetin e tij, kam qenë i bindur se do të ishte në formën e tanishme. Me ardhjen e tij ne jemi përmirësuar ndjeshëm. Nuk kam probleme t’i japi krejt meritat djemve sepse gjërat funksionojnë vetëm atëherë kur e gjithë skuadra është në formë”, përfundoi Klopp.