Tottenhami i frikshëm, mposht thellë Evertonin
Një ndeshje spektakolare është zhvilluar sonte në Goodison Park ndërmjet Evertonit dhe Tottenhamit, me këtë të fundit që arkëtoi pikët e plota.
Tetë gola u shënuan në këtë përballje, me Tottenhamin që fitoi me rezultat prej 2 me 6.
Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 21-të përmes Walcottit.
E Tottenhami u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar tre gola në pjesën e parë. Son Heung-Min, Alli, e Kane shënuan në këtë pjesëlojë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë.
Eriksen, Son Heung-Min, e Kane shënuan për Tottenhaminn, kurse për Evertonin shënoi Sigurdssoni.
Në vendin e tretë Tottenhami ka 42 pikë, kurse Evertoni në vendin e 11 ka 24 pikë.