Si arriti të prek majat e suksesit, rrëfimi i Arbnora Ademajt

Arbnora Ademaj është njëra nga femrat më të suksesshme kosovare.

Më punë dhe sakrificë ka arritur të bëj ëndrrën realitet, ku pasi u bë pjesë e botës së spektaklit pas kurorës së ‘Miss Peja’ dhe triumfoi edhe në ‘Miss Kosova’ si dhe përfaqësoi Kosovën në ‘Miss Globe’ ajo u bë pjesë edhe e kinematografisë turke.

Përveç karrierës në Turqi, Arbnora mbetet e angazhuar edhe në vendlindjen e saj, ndërsa thotë se asnjëherë nuk do të mund të shkëputet plotësisht nga Kosova.

Në një intervistë të dhënë në “Klan Macedonia”, ajo u kujdes të jap një mesazh për të gjithë të rinjtë/ të rejat të cilët duan të kenë një karrierë të suksesshme në jetë.

Janë afër 13-14 vite që jam pjesë e showbizit, karrierës, sfilatave të modës, spektaklit të bukurisë. Unë i kom fillu sfilatat e modës me 50 euro pagesë fillimisht, pastaj kanë fillu gradualisht me reklama, më gjëra pak nga pak me ka ardhur jeta. Askujt nuk Iivjen jeta në maje. Unë mendoj që çdo shpi niset nga themeli, nuk ndërtohet nga kulmi. Është dashur shumë punë, shumë sakrificë, shumë vuajtje ndoshta shumëherë është dashur të heqë dorë edhe prej shumë gjërave të mija në jetë për me pas një qëllim, për me realizu një ëndërr dhe një sukses të cilin e ke dashur është dasht më i sakrifiku shumë gjëra me jetën, me familjen. Por, prapë kur arrin një ditë, vuajtje e gjërat e tjera harrohen por që kam dëshirë gjithmonë me jau shpjegu njerëzve që jeta e askujt nuk është siç duket në Instagram”.

Gjithashtu, Ademaj foli edhe për punën e saj si aktore në kinematografinë turke e cila po pëlqehet shumë. Ajo tha se është pritur jashtëzakonisht mirë nga kolegët e saj.

Më kanë bërë pritje të jashtëzakonshme. Jam befasuar për së miri me pritjen, me qasjen. Asnjëherë nuk kanë hezituar të më ndihmojnë, asnjëherë nuk kanë hezituar së përkrahuri, asnjëherë nuk kanë hezituar të bëjmë prova paraprakisht para se të hyjmë në xhirime qoftë nga aktorët meshkujt apo qoftë nga aktoret femra. Kjo gjë më ka lenë jashtëzakonisht përshtypje të madhe”.

Ajo zbuloi që së shpejti do të nis xhirimet e serialit tjetër.

Së shpejti do të nisim xhirimet e serialit tjetër. Janë tri projekte me radhë që kanë me shku dhe pas këtij pushimi në Kosovë do të shkoj në Turqi ta vazhdojë punën. Do të jem e fokusume shumë atje”, tha ajo.