PSD akuzon opozitën për mos bashkëpunim
Seanca e Jashtëzakonshme është thirrur që të mbahet në ora 14:00 ditën e sotme.
Në këtë seancë do të hidhet në votim Rezoluta për dialogun me Serbinë, e propozuar nga Partia Social Demokrate.
Deputeti i kësaj partie, Dardan Sejdiu ka thënë se opozita ende nuk po merr përgjegjësi për veprimet e saj duke e anashkaluar mbledhjen e Kryesisë, përcjell Ballkani.info.
Sejdiu ka thënë se më askush nuk ka monopol në dialogun me Serbinë, kështu që nëse opozita dëshiron të bashkëpunojë, dyert i kanë të hapura.