Agim Aliu uron vitin e ri shkollor
Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt ka uruar fillim vitin e ri shkollor.
Urime fillimi i vitit shkollor, drejtues shkollash, mësimdhënës, prindër, nxënës! Qoftë i mbarë ky vit shkollor”, ka uruar Aliu.
Gjithashtu ai përshkroi edhe se si shkoi kjo ditë e fillimit të procesit mësimor pas disa ndërprerjesh të detyruara nga pandemia.
“Qytetit e fshatrave, oborreve të shkollave, korridoreve e bankave shkollore iu kthye gëzimi. Nisi procesi mësimor pas disa ndërprerjesh të detyruara nga pandemia. I lumtur t’i uroj shkollarëve suksese e mbarësi në rrugën e dijes, veçanërisht atyre që zunë bankat shkollore për herë të parë!”, përshkroi Aliu.