Shala i LDK-së: Arsimi është prioritet i pandashëm i qeverisjes time lokale
Kandidati për kryetar të Suharekës, nga radhët e LDK-së, Ardian Shala ka thënë se arsimi është prioritet i pandashëm i qeverisjes së tij.
Shala ka treguar disa nga prioritetet e tij, siç janë:
Cilësia në mësimdhënie e mësimnxënie, si fokusi i tij i parë,
Investimet në shkolla e çerdhe, në infrastrukturën shkollore dhe në siguri të nxënësve.
Realizimi i të gjitha obligimeve të komunës që parashihen në kontratën kolektive për punëtorët e arsimit.
Avansimi i mësimit për nxënësit me nevoja të veçanta, etj.
Postimi i plotë i Shalës:
REALIZIM I KONTRATËS KOLEKTIVE NË ARSIM
Arsimi është prioritet i pandashëm i qeverisjes time lokale. Cilësia në mësimdhënie e mësimnxënie, do të jenë fokusi im i parë, investimet në shkolla e çerdhe, në infrastrukturën shkollore dhe në siguri të nxënësve. Në takim me Sindikatën e Arsimit, ceka se ndër hapat e parë do të jetë realizimi i të gjitha obligimeve të komunës që parashihen në kontratën kolektive për punëtorët e arsimit . Do ta avansojmë mësimin për nxënësit me nevoja të veçanta, do të ngrisim bibliotekat shkollore aty ku mungojnë, aftësimin e kuadrit dhe nxënësve për punën online, mbikëqyrjen e shkollave me kamera dhe shumë projekte tjera që i kontribuojnë cilësisë së arsimit.