Drogba reagon pas lajmeve për rikthimin e Lukakut te Chelsea
Mund të jetë çështje orësh kur Romelu Lukaku mund ta zyrtarizojë rikthimin e tij te Chelsea.
Operacioni ndërmjet skuadrës angleze dhe Interit po shkon drejt mbylljes pasi që raportohet se palët e kanë gjetur akordin për këtë transferim që do t’i kushtojë Chelseat 115 milionë euro.
Edhe sulmuesi belg thuhet se është pajtuar me largimin nga kampionët e Italisë edhe për shkak të kushteve shumë më të mira ekonomike të ofruara nga “Blutë” e Londrës.
Një konfirmim se ky operacion po shkon shpejtë drejt mbylljes ka ardhur edhe nga sulmuesi legjendar i Chelseat Didier Drogba i cilin në profilin e tij në Twitter ka postuar një foto të Lukakut të veshur me fanellën e Chelseat me mbishkrimin “Ai po vjen në shtëpi”.
Ndryshe, Lukaku ishte njëri nga lojtarët kryesor të Interit në sezonin e kaluar në Serie-A duke e ndihmuar këtë skuadër që të shpallet kampion i Italisë.
He’s coming home @RomeluLukaku9 @ChelseaFC 💙💙💙💙💙💙💙💙💙 pic.twitter.com/xFzxecgLZ2
— Didier Drogba (@didierdrogba) August 8, 2021