Ja çka pritet të ndodhë sot
Në Kosovë sot do të ketë një sërë aktivitetesh.
Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme:
09:00
Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës. (Termocentrali “Kosova A”, Hyrja Zona 1, Obiliq)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për Ministrinë e Shëndetësisë; për projektin “Shëndetësia Kosovare” dhe “Listën esenciale të barnave”. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
10:00
Institutit Riinvest organizon tryezën “Drejt fuqizimit: Faktorët që ndikojnë në vendimet ekonomike të grave në Kosovë”. Me këtë rast prezantohen gjetjet e hulumtimit për tejkalimin e barrierave të mospjesëmarrjes ekonomike të grave dhe barrierave në vendin e punës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit me temën “Integriteti, element kyç në prokurim publik”. (Restorant “Rings”, Prishtinë)
10:00
Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë mban konferencën “Një hap në plotësimin e zbrazëtirave në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Komuna e Rahovecit organizon tryezën shkencore me temën “Portreti krijues i shkrimtarit Sulejman Krasniqi”. (Salla e Kuvendit, Rahovec)
11:00
Kuvendi vazhdon seancë plenare, në të cilën do të vazhdojë shqyrtimi për herë të parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Në rend dite janë dhe tri projektligje të tjera: Ndryshim-plotësimi i Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social; Projektligji për Produktet Biocide dhe Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. (Kuvendi i Kosovës)
11:00
Kryqi i Kuq i Kosovës do të organizojë një takim me partnerë për të prezantuar të gjeturat nga projekti “Regjistrimi i fëmijëve të paregjistruar”. (Hotel “International Prishtina” Prishtinë).
11:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon tryezën me temën “Roli i studentëve në sigurim të cilësisë dhe cilësi të mësimdhënies në institucione të arsimit të lartë në Kosovë”. (Libraria “Dukagjini”, rr. “Nëna Terezë”).
11:30
Koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. (Komuna e Gjilanit)
13:00
Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, Lëvizja Fol dhe “Democracy Plus” organizojnë diskutim me studentë rreth pranisë së korrupsionit në Kosovë dhe luftimit të tij. E ftuar do të jetë Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit parlamentar për Legjislacion. (Zyrat e “Fol”, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë)
19:00
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, organizon eventin e modës për persona me nevoja të veçanta me moton “E bukura fillon me ne”. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
19:00
Fondi Kosovar-Amerikan për Edukim (KAEF) organizon “Natën e yjeve në ngritje”, me rastin e arritjes së bursës së 100-të. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
20:30
Qendra për Informim dhe Kulturë e Bashkimit Evropian (EUICC) organizon ngjarjen e fundvitit 2018. (EUICC, rr. “Nënë Tereza” Prishtinë).