Ish-ambasadorja Lama: Askush nuk duhet të luajë me territorin e Kosovës, kompromiset janë bërë në 2007

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Kurti rreth dokumentit “non-paper” në të cilin ishte shprehur se “Kosova nuk do të lejojë ringjalljen e projekteve për shkëmbim territorial, e as atyre për bosnjëzim të vendit”, shkruan Ballkani.info.

Lama përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk na hyn në punë shpëtimi i lëkurës së Vuçiqit apo dikur i Tadiqit.

Sipas saj, askush nuk duhet të luajë me territorin e Kosovës, gjersa ka shtuar se “Kompromiset janë bërë në 2007. Kompromise Ahtisari plus janë bërë në 2013, dhe asgjë nuk kane zgjidhur, pasi Serbia s’do e pranojë asnjëherë Kosovën si shtet të pavarur”.

Lama ka theksuar se Kurti duhet të përcaktojë vijat e kuqe dhe të mos refuzojë dialogun blanco, por me argument që të gjitha në anën e Kosovës:

Shkrimi i plotë:

Po pra, nuk na hyn ne pune shpetimi i lekures se Vucicit, apo dikur i Tadiqit. Askush nuk duhet te luaje me territorin e Kosoves. Kompromiset jane bere ne 2007. Kompromise Ahtisari plus jane bere ne 2013, dhe asgje nuk kane zgjidhur, pasi Serbia sdo e pranoje asnjehere Kosoven si shtet te pavarur.

Kurti duhet te percaktoje vijat e kuqe dhe te mos refuzoje dialogun blanco, por me argumente qe jane te gjitha ne anen e Kosoves.

Sa per takimin e refuzuar, nese nuk eshte respektuar protomolli i shtetit te Kosoves, mire ka bere qe e ka refuzuar.

Koha per t’i treguar vendin Serbise ne dialog, njehere e mire.