Kurti do të vizitojë selinë e NATO-së në Bruksel të enjten
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë selinë e NATO-s të enjten në Bruksel të Belgjikës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Aleanca Veri-atlantike.h
Albin Kurti do të takohet me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg më 29 prill.
“Të enjten më 29 prill 2021, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti nga Kosova në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Kurti do të udhëtojë sot në Bruksel, pasi do të takohet me udhëheqësit kryesorë të institucioneve evropiane.