Egla Ceno dhe Julian Deda kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania 3.
Dyshja, të cilët nuk janë pajtuar shpesh me mendimet që kanë ndarë, edhe këtë herë kanë kaluar në ofendime gjatë një përplasjeje në oborr.
Egla e quajti atë si artistin më të dobët që ka qenë ndonjëherë pjesë e këtij formati.
“Je artisti më i ulët që ka kaluar nëpër këtë shtëpi”, iu drejtua ajo.







