Ardian Nuhiu përgëzon lojtarët, thotë se nuk u rrezikuan nga Gjilani

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas ndeshjes se është shumë i kënaqur që skuadra e tij ia doli të fitojë derbin. Nuhiu pohoi se nuk u rrezikuan shumë nga Gjilani.

“Dua t’i përgëzoj djemtë për këtë fitore. Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Gjilani nuk na rrezikojë shumë. Këtë fitore ia dedikojmë tifozëve “Intelektualët” të cilët nuk po mund të jenë në stadium për të na përkrahur, por sigurisht përkrahja e tyre është e madhe për ekipin”, tha Nuhiu.