Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 192-të pa praninë e mediave. (Mbledhja mbahet nëpërmjet videokonferencës)

11:00Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, sekretarin e përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek; zv.drejtorin e Transportit dhe Lëvizjes në KE dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë vizitojnë punimet në hekurudhën 10. (Stacioni i hekurudhës, Miradi, Fushë-Kosovë) 

13:00Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e gurthemelit në përkujtim të martirëve të rënë në masakrën e vitit 1921 në Prapashticë. (Te Dheu i Kuq, Prapashticë)