Lirohet nga detyra Konsulli i Kosovës në Tiranë
Është liruar nga detyra Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqi, bëjnë të ditura mediat shqiptare.
Vendimi për të shkarkuar konsullin ka ardhur pas dekretit të presidentes në detyrë Vjosa Osmani, i 25 nëntorit.
Mediat në Shqipëri thonë se Krasniqi është shkarkuar pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj punonjësve në konsullatë.