Kandidati i Nismës për deputet emërohet kryeshef i Postës së Kosovës

Xhevdet Smakiqi është emëruar ushtrues detyre i kryeshefit të Postës së Kosovës. Ai këtë e ka konfirmua.

“Po është e vërtetë që jam emëruar. Vendimin e ka marrë bordi ditën e djeshme”, ka thënë shkurt ai.

Smakiqi ka qenë kandidat i Nismës Socialdemokrate për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

Smakiqi deri më tash ishte Drejtor i Drejtorisë për Çështje Ligjore në këtë institucion.