Pas vullkanit vjen uragani, zbulohet konkurrentja më e re e “Përputhen”
Me daljen e Shqipes dhe largimin e Fjorelës, produksioni i “Përputhen”, ashtu siç kishte njoftuar për hapje audicionesh, njoftoi dje se javën e ardhshme do të kemi të reja.
Autorja e programit, Olsa muhameti tregoi në Insta Story vetëm format e një vajze, kur fikush e pyeste:
“Kur do vijnë vajzat e reja, duam një uragan këtë herë”
“Të duket uragan?”, i shkruan autorja duke mos treguar shumë.
Megjithatë, duket se konkurrentja e radhës nuk është një emër i panjohur.
Ajo quhet Melisa Lleshi dhe ka qenë pjesë e Miss Universe Albania.
Për aq kohë sa autorja e programit e ka cilësuar si uragan, do të thotë që Melisa i ka kaluar audicionet dhe pritet të bëhet pjesë e programit.


