Guardiola paralajmëron Agueron

Sulmuesi Sergio Aguero është rikthyer te Manchester City pas mungesës prej katër muajve nga lëndimi në fitoren ndaj Arsenalit fundjavën e shkuar.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i lumtur me rikthimin e sulmuesit argjentinas. Megjithatë, Guardiola ia ka bërë me dije Agueros se nuk e ka vendin e sigurt te “Qytetarët”.

“Ne e dimë se çfarë do të thotë ai për ne, e dimë se si e vlerësojmë, por tani ai duhet të tregojë si të gjithë ne, unë së pari, meritojmë të vazhdojmë këtu dhe të luajmë lojëra të mira”, u shpreh Guardiola.

Aguero është në vitin e fundit të kontratës së tij me City dhe nuk kanë nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.

32-vjeçari është pjesë e Cityt që nga viti 2011, kur ishte transferuar nga Atletico Madridi.