Digjet makina e 24 vjeçarit në Durrës

Mesditën e sotme një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen 8 të Durrësit.

Nuk dihen ende shkaqet e djegies së makinës, ndërsa sipas policisë mjeti është në pronësi të shtetasit M.Ç 24 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.