Më në fund, Luana Vjollca jep datën e duetit me Jay Santos

Pritjes së fansave të Luana Vjollcës po i vjen fundi.

Luana Vjollca dhe Jay Santos kanë finalizuar këngën e re dhe kanë dhënë datën për publikimin e saj.

Me anë të një postimi, Luana njoftoi se kënga e re e saj titullohet “Locos”, ndërsa do të publikohet më 14 gusht.

“#Locos!!! 🔥🔥🔥 Kush është gati? Ruajeni datën! 💣“, ka shkruar ajo sipër fotografisë me yllin latin.

Për ndryshe, Jay Santos pritet që të sjell edhe një tjetër duet me artiste shqiptare, këtë herë me Ronela Hajatin.

https://www.instagram.com/p/CDwN7iLnYDw/?utm_source=ig_embed