Publikohet bilanci i koronavirusit brenda një dite në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar për 2 viktima në 24 orët e fundit dhe 74 raste të reja me koronavirus.

Një 45-vjeçare nga Berati dhe një 82-vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje të tjera përcjellëse.

Rastet janë të shpërndara në këto qytete: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Janë 81 pacientë të shtruar në spital, mes tyre edhe mosha të reja.

7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.