Ky është bilanci i fundit me koronavirus deri më sot në Kosovë

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 1,038 me 793 të shëruar, dhe 30 viktima, shkruan ballkani.info

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin total në 1038. Të gjitha rastet kanë ardhur nga Prizreni.

Derisa par dy dite në Kosovë u shënua dita e parë pa asnjë rast pozitiv. Dje qytetarët janë njoftuar për masat e reja lehtësuese të koronavirusit. Qytetarëve do u lejohet të dalin nga 16 orë, duke filluar nga ora 5 e mëngjesit deri në 21:00.

Edhe objektet fetare si kishat dhe xhamitë do jenë të hapura nga e enjtja.

Ferizaji është komuna me më së shumti raste deri tani, me 134 nga to, por me 97 persona të shëruar. Më pas vjen Prizreni me 130 raste dhe Prishtina me 85.

Dje është shënuar viktima e 30 nga koronavirusi, një burrë 59 vjeçar nga Prizreni. /Ballkani.info/