VIDEO/ Zbulohet kush i preu kabllot në zyret e LDK’së
Banorët e lagjes te Qafa në Prishtinë kanë deklaruar se gjatë pastrimit, i kanë këputur rastësisht kabllot e internetit të zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zyrtarë të LDK’së sot gjatë ditës kanë bërë të ditur se në zyrat e partisë janë këputur kabllot e internetit, derisa, këtë e kanë transmetuar si sulm nga dikush.
Me këtë rast tashmë është duke u marrë edhe Policia e Kosovës.
“Ska të bëjë diçka politike, janë kanë kabllot aq keq, që i kemi këput po se kemi ditë të kujt janë apo a janë funksionale”, ka deklaruar dikush nga banorët.