Ambasadori Kosnett takohet me Vjosa Osmanin

Ka përfunduar takimi i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi në fjalë nuk ishte paralajmëruar, teksa nuk dihet tema e diskutimit.

Dy nga arsyet e mundshme të këtij takimi mund të kenë qenë përballimi i situatës me Epideminë ose mocioni i mosbesimit i iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e Qeverisë Kurti.