Neymar, synimi kryesor i skuadrës spanjolle

Neymar do të jetë objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

Barcelona po kalon situatën më të rëndë në vitet e fundit, diçka që u vërtetua edhe në ‘El Clasico’ kundër Real Madrid, ku përveç humbjes 2:0, zhvilluan edhe një ndeshje të dobët.

Drejtuesit e Barcelonës, tashmë janë në dijeni se kanë nevojë të sjellin emra të mëdhenj në skuadër për të kaluar këtë situatë, dhe rikthimi i Neymar, është një opsion.

Gazeta spanjolle ‘Sport.es’, shkruan se braziliani do të jetë objektivi kryesor i Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Neymar në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës, ku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, kanë krijuar treshen më të frikshme në Evropë.

Ylli brazilian nuk është lojtari i vetëm që po kërkohet nga Barcelona, të cilët janë vënë në kërkim edhe të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.