Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve
Kosova i ka mësuar kundërshtarët sot pas shortit të hedhur në Amsterdam për Ligën e Kombeve.
Ka qenë futbollisti i njohur zviceran Philippe Senderos, ai që e ka tërhequr shortin.
Ekipi ynë është vendosur në Grupi C, dhe do të përballet me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, që mund të konsiderohet edhe grupi më i vështirë.

Greqia dhe Moldavia nuk e ka njohur Kosovën si shtet.
Shqipëria në anën tjetër, do të luajë Lituaninë, Bjellorusinë dhe Kazakistani.
Kosova do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje dhe ato do të zhvillohen brenda tre muajve (shtator, tetor, nëntor).