Diçka e re po vjen nga Era Istrefi

Era Istrefi po rikthehet me projekt të ri.

Era Istrefi, me anë të rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të lansojë këngën e re.

Ajo nuk preferoi të japë më shumë detaje, por tha se ky projekt do iu pëlqejë fansave të saj.

“Më keni munguar gjithashtu njerëz. Do sjell ca ‘zjarr’ së shpejti. Do ua bëj dëshirat realitet”, janë fjalët e Erës.

Kujtojmë se gjatë vitit 2019 Era ishte aktive me këngë të reja, të cilat u pritën mirë në publik, ndërsa mbetet të shihet se çfarë po përgatit ajo kësaj radhe.