Interi zyrtarizon transferimin e Andi Hotit
Jo vetëm futbollistë për t’i vënë menjëherë në dispozicion të Contes, por drejtuesit e Interit punojnë paralelisht edhe për të ardhmen, pasi mbrëmë kanë arritur të nënshkruajnë me një futbollist 17-vjeçar shqiptar.
Bëhet fjalë për Andi Hotin, që është i vitlindjes 2003, luan si mbrojtës dhe është bërë zyrtarisht pjesë e klubit zikaltër ditën e djeshme pasi është transferuar në mënyrë definitive nga klubi i Zurichut në Zvicër.
Andi Hoti ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U17 në muajin qershor të 2019-ës, por më pas ndërroi mendje dhe zgjodhi të vazhdojë me të njëjtën grupmoshë të Kombëtares së Kosovës.