Cavani i bashkohet Atleticos në fund të sezonit

Që Edinson Cavani ka arritur marrëveshjen me Atletico Madridin, ky nuk është një lajm i ri, por mbetet ende e paqartë nëse transferimi do të ndodhë në janar, apo në përfundim të sezonit.

Sipas raportimeve të fundit, “El Matator” preferon ta mbyllë sezonin në Paris, për të përfunduar kontratën me skuadrën ku aktivizohet që nga viti 2013, më pas do të vihet nën urdhërat e Simeones.

32-vjeçari tashmë e ka nënshkruar parakontratën e pret të ta mbyllë me trofe me kampionët e Francës, për të nisur një etapë të re në Spanjë, ku nuk ka luajtur kurrë më parë.