Muriqi i jashtëzakonshëm, shënon një tjetër gol të bukur VIDEO
Vedat Muriqi thjesht s’di të ndalet në Turqi
Sulmuesi i Kosovës e ka gjetur edhe golin e dytë në Superligën e Turqisë kundër Genclerbirligi.
Pasi barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 23-të, ai shënoi edhe për 3-1 në minutën e 39’, derisa golin tjetër për Fenerbahçen e ka shënuar Luiz Gustavo.
Te goli i dytë, Muriqi tregoi klasin e një super sulmuesi, për mënyren se si e vjedhi topin dhe ia futi atë nën këmbë portierit.