Austria do të mbështesë pranimin e Kosovës në Interpol
Austria mbështet përpjekjet e Kosovës për t’u bashkuar me Interpol, tha kancelari austriak Sebastian Kurz për APA me rastin e vizitës së sotme në Prishtinë.
Kurz argumenton se edhe partneri i tij i koalicionit, Partia Liberale (FPO), Heinz-Kristian Strahe, ka ndryshuar qëndrimin e tij në këtë drejtim.
Me rastin e vizitës së fundit të ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq në Vjenë, Strahe njoftoi se Austria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Interpol, as në ndonjë organizatë ndërkombëtare, derisa të arrihet një zgjidhje mes Beogradit dhe Prishtinës.
APA shton se qeveria në Vjenë thotë se Kurz ka rënë dakord me Strahe dhe ministrin e Brendshëm Herbert Kiklo se Austria do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Strahe kishte një qëndrim kritik ndaj anëtarësimit të Kosovës në Interpol, por ekspertët bënë argumente për bashkëpunimin ndërkombëtar të policisë, të cilat ishin vendimtare, u theksua nga qeveria austriake.