Dizdari: Hashim Thaçi u nxitua kur bëri deklarata për vrasjen e Ali Ukës

Avokati shqiptar Shefqet Dizdari, i cili gjatë periudhës së luftës kishte ndërmjetësuar ndërmjet grupeve të shqiptarëve të Kosovës, ka ardhur për herë të parë me një rrëfim për luftën e Kosovës që nga fazat përgatitore.

Dizdari, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Hashim Thaçi ishte arrestuar dy herë në Shqipëri për armëmbajtje pa leje.

“Çështja e Thaçit për armëmbajtje pa leje u mbyll në Gjykatën e Lartë dhe ai u lirua. Më pas u ftua përsëri kur u vra gazetari i njohur Ali Uka, me të cilin Thaçi kishte banuar”.

Ai ka thënë se vrasja e Ali Ukës është një çështje e pazbardhur pavarësisht se në atë kohë ishte akuzuar një i afërm i tij.

Dizdari ka thënë se Thaçi është nxituar kur ka bërë deklarata publike për implikime të mundshme në vrasjen e Ali Ukës.

“Çdo deklaratë nga Thaçi apo Berisha për këtë rast janë të nxituara dhe flasin për joseriozitet të tyre”, shtoi avokati.

“Vrasja e Ali Ukës mbetet enigmatike dhe nuk është e ndershme për askënd të bëj komente por është e ndershme edhe nga autoritetet në Shqipëri edhe ato në Kosovë që të bëjnë zbardhjen e rastit”, tha ndër të tjera Shefqet Dizdari.

loading…