Aksident i rëndë në “Qafën e Duhlës”
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në Carralevë, në vendin e quajtur “Qafa e Duhles”.
Në fotografinë që ka siguruar Ballkani.info, një veturë shihet e rrokullisur.
Nuk raportohet për viktima, por vetëm për të lënduar lehtë.
Ballkani.info do të sjellë ndërkohë informacione më të detajuara nga ky aksident.

loading…