Behrami mund të kthehet tek Udinese

Aventura e Valon Behramit te skuadra e Sionit u mbyll shumë shpejtë. Megjithatë, gruaja e tij, Lara Gut-Behrami, skitare e njohur botërore, ka bërë të ditur se Valoni është i disponuar dhe se shpejtë mund të bëhet sërish me skuadër.

Ajo në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Blick”, ka thënë se Udinese është vendi ku me shumë gjasë do të përfundojnë.

“Kam në shtëpi një njeri të lumtur. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Nuk do të shkojmë në Ticino, do të kthehemi në Itali. Ka shumë gjasa që në Udine”, tha Lara Gut.

Me ekipin e Sionit këtë fillim sezoni, 34-vjeçari Behrami u paraqit në pesë ndeshje, por që nuk u prit mirë nga tifozët, madje në ndeshjen e fundit u vërshëllye nga shikuesit.

E me ekipin e Udineses sezonin e kaluar, Behrami në 19 takime, shënoi një gol.

loading…