Adem Zogjani i bashkohet AAK-së

Adem Zogjani i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se Adem Zogjani, që vjen nga një familje që dha dëshmorë për lirinë e Kosovës, u angazhua prej dekadash për zhvillimin e arsimit në vend, demokracisë dhe vlerave tona si shoqëri.

“Nder i veçantë, të marrë përkrahje nga profesori universitar Adem Zogjani, për vizionin tonë, për Kosovën 100 për qind shtet.

Adem Zogjani, nga familje që dha dëshmorë për lirinë e Kosovës, u angazhua prej dekadash për zhvillimin e arsimit në vend, demokracisë dhe vlerave tona si shoqëri.

Sot, ai po e mbështet vizionin e Aleancës për fuqizimin e Kosovës, shtet të denjë për qytetarët tanë, të fortë në ekonomi, në politikë dhe në aleancë të përhershme me partnerët strategjik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

loading…