Emery i kërkon sërish Mustafit të largohet nga Arsenali

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery ka konfirmuar se ka kërkuar nga Shkodran Mustafi të largohet nga klubi.

Unai Emery ka këshilluar Shkodran Mustafin dhe Mohamed Elneny të largohen nga Arsenali për të mirën e karrierës së tyre.

Asnjëri futbollist nuk është paraqitur në dy ndeshjet e para të sezonit të ri në Premierligë dhe menaxheri i “Gunners” ka pranuar publikisht se i ka thënë Mustafit të largohet nga Emirates Stadium, shkruan “Goal”.

Por, spanjolli ka konfirmuar se njësoj është vendimi edhe për Elnenyn, në pritje të mbylljes së afatit kalimtar të verës në ligat tjera evropiane më 2 shtator.

“Elneny dhe Mustafi e dinë pozicionin e tyre në ekip dhe dua që futbollistët të jenë të lumtur këtu, dhe dua që futbollistët të jenë protagonistë këtu”, tha Emery.

loading…