Mansory zgjeron Urusin e Lamborghinit me çmim marramendës
Urus është SUV-i i parë i prodhuesit italian të hiper-veturave sportive, Lamborghini, i cili në versionin bazë është shumë i fuqishëm dhe tërheqës.
Atyre të cilëve nuk iu duket mjaftueshëm, kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Mansory, ka përgatitur një paketë të veçantë.
Kjo paketë quhet “Mansory Lamborghini Urus Venatus” dhe përfshinë zgjerimin e këtij SUV-i tërheqës si dhe rrotat speciale “Yavin” 24-inçësh.
Mansory nuk ka specifikuar të dhënat teknike dhe ndonjë ndryshim në motor, por mund të pritet që fuqia e motorit të këtij Urusi të përforcohet dukshëm, varësisht nga dëshira e klientit.
Ky Urus, po ashtu, ka motor 4.0-litër V8 me kapacitet prej 641 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.6 sekonda dhe atë maksimale deri në 305 km/h.



