Policia ndalon liturgjinë e Kishës Ortodokse Serbe në Kalanë e Ulqinit, shqiptarët e quajnë provokim
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Malit të Zi ia ka ndaluar Mitropolitit të Malit të Zi liturgjinë me rastin e Ivanjdanit.
Liturgjia është dashur të mbahet në Kishën e Shën Jovanit në Ulqin, respektivisht në Kalanë e Ulqinit.
Sipas policisë, kjo ndalesë është bërë pasi që ai është lokalitet i mbrojtur, transmeton Ballkani.info.
Mediat malazeze shkruajnë se liturgjia, sikur më parë, do të mbahet dhjetëra metra më larg.
Policia, mbajtjen e kësaj liturgjie dhe ndalesën e saj e ka bërë me kërkesë të autoriteteve lokale, pasi që aty po kryhen kërkime arkeologjike.
Partitë shqiptare në Mal të Zi e kanë dënuar këtë përpjekje të Kishës Ortodokse Serb që liturgjia të mbahet në territorin e banuar me popullësi jo-ortodokse.
Ata e kanë quajtur provokim këtë liturgji. /Ballkani.info/