Java e egjiptianëve nis me protestë paqësore
Sot hapet Java Egjipitiane përmes së cilës do të festohet edhe Dita Nacionale e Komunitetit Egjipitian më 24 qershor.
Në hapje të kësaj jave, prej orës 09:00 do të bëhet shpërndarja e broshurave në qendër të qyteteve në Gjakovë, Pejë, Klinë, Istog, Prizren, Fushë Kosovë dhe Ferizaj.
Prej orës 10:00 do të mbahet një ligjëratë mbi etnogjenezën e komunitetit egjiptian të Ballkanit nga profesori Luan Dino nga Shqipëria në Hotel “Sirius” në kryeqytet.
Në ora 12:30 në sheshin
para Qeverisë së Kosovës do të mbahet protestë paqësore me qëllim të adresimit të kërkesave të institucionet shtetëroe në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për këtë komunitet.
Gjatë ditës do të mbahet edhe një turnir në “bowling” në Pejë.
Ndërsa prej orës 18:00 në sheshin tek ish-objekti i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës do të mbahet një manifestim kulturo-artistik ku do të marrin pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministrja e MAPL, Ardiana Hodziq dhe përfaqësues të të institucioneve lokale.